Mirela Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Mirela Bogdani është zgjedhur drejtuese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas vlerësimeve që mori nga kolegët.

Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme që mund të zëvendësonte Alfred Ballën.

Alfred Balla u largua për shkak të procesit të Vettingut.

Mirela Bogdani teksa prezantoi platformën e saj e vuri theksin tek bashkëpunimi mes vetes dhe të gjithë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tek bashkëpunimi me institucionet e tjera si dhe tek puna që KLP-ja duhet të bëjë për ngritjen e figurës së prokurorit.

Mirela Bogdani rezulton drejtuesja e tretë e Qeverisë së Prokurorëve që prej konstituimit të institucionit.