
Miratohet vendimi për rritjen e pensioneve
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8.6%.
Vendimi parashikon indeksim për të gjitha kategoritë e pensioneve, duke përfshirë pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore dhe pagesat e invaliditetit.