Miratohet marrëveshja për urën e re mbi lumin Bunë

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë. Por kjo seance ishte me përleshje verbale dhe fizike mes depueteve. Ura e gjatë 310 metra pritet të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Projekti pritet të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy vendet.

Projekti u prezantua nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Rama në qershor 2022.

Opozitarët e kanë akuzuar kryeparlamentarin Andrija Mandiç se nuk ka treguar respekt ndaj tyre pasi ka përçuar mesazhe që nxisin përçarjen ndëretnike. Deputetët e partisë ‘Për të ardhmen e Malit të Zi’  bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar në këtë mënyrë edhe vijimin e seancës.

Edhe jashtë sallës së parlamentit protestues të shumtë kërkonin dorëheqjen e kryeparlamentarit pro rus Andija Mandic.

Qytetarët thërrisnin: “Mandiq fashist” ndërkohë që hodhën vezë në drejtim të automjeteve të ministrave.