
Miratohet marrëveshja për Parkun e Butrintit
Marrëveshja për administrimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro amerikan u miratua nen për nen nga Komisioni I Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës. Në Komision pati debate dhe kontestime nga ana e opozitës.
Ndërsa e cilësoi këtë një akt antikushtetues në dëm të trashëgimisë kulturore, deputetja e Opozitës Ina Zhupa paralajmëroi të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse marrëveshja nuk ndryshohet.
Por, skepticizmi nuk mungoi as në radhët e mazhorancës.
Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të garantojë me ligj se zona e mbrojtur në parkun e Butrintit nuk do të preket nga ndërtimet.
*Tibo News.