
Mira Murati, shqiptarja që krijoi rivalin e Google, “ChatGPT”
ChatGPT mori vëmendjen e të gjithëve pas publikimit në fund të nëntorit. Shumë shkolla po e ndalojnë, por Microsoft njoftoi një investim prej 10 miliardë dollarësh në kompani, ndërsa Google lëshoi një “alarm të kuq”, duke u shqetësuar se teknologjia e re mund të prishë biznesin e saj të kërkimit.
Pas kësaj risie qëndron Mira Murati, shqiptaro-amerikania e cila ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze “Time”:
“Ashtu si me revolucionet e tjera nëpër të cilat kemi kaluar, do të ketë vende të reja pune dhe disa vende të tjera pune do të humbasin…, por unë jam optimiste”, ka thënë ajo duke vënë theksin tek ndikimi i Inteligjencës Artificiale.
Për pjesën më të madhe të janarit, ChatGPT kapërceu Bitcoinin midis termave të kërkimit të njohur, sipas Google Trends.
E gjithë vëmendja ka nënkuptuar startup-in privat me bazë në San Francisko, me 375 punonjës dhe me pak në aspektin e të ardhurave, por tani ka një vlerësim me vlerë prej rreth 30 miliardë dollarëdh.
Mira Murati flet për TIME për dobësinë më të madhe të ChatGPT, potencialin e pashfrytëzuar të softuerit dhe i përgjigjet pyetjes se pse është koha për të ecur drejt rregullimit të AI.
Mira Murati është shefe e teknologjisë në OpenAI, duke udhëhequr ekipet pas DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesat, dhe ChatGPT, chatbot jashtëzakonisht i popullarizuar i AI që mund t’u përgjigjet pyetjeve komplekse me aftësi të ‘frikshme’ njerëzore.
Intervista si më poshtë:
Pyetje: Së pari, dua t’ju përgëzoj bashkë me ekipin lidhur me lajmin e fundit, që ChatGPT shënoi një notë kaluese në një provim të licencimit SHBA, një provim i Shkollës së Biznesit Wharton dhe katër provime të mëdha universitare në shkollën juridike. A të duket sikur ke një fëmijë të shkëlqyer?
Mira Murati: Ne nuk e prisnim këtë nivel emocioni. Ne, në fakt, kishim edhe njëfarë frike për ta nxjerrë e për ta prezantuar me publikun. Jam kurioze të shoh zonat ku do të fillojë të gjenerojë dobi për njerëzit dhe jo vetëm me risi dhe kuriozitet të pastër.
Pyetje: Unë i bëra ChatGPT një pyetje të mirë. Dhe ja çfarë thuhej: “Cilat janë disa nga kufizimet ose sfidat që keni hasur gjatë punës me ChatGPT dhe si i keni kapërcyer ato?”
Mira Murati: Pyetje e mirë kjo. ChatGPT është në thelb një model i madh bisedor, një rrjet i madh i trajnuar për të parashikuar fjalën tjetër dhe sfidat me të janë sfida të ngjashme që shohim me modelet bazë të gjuhëve të mëdha: mund të përbëjë fakte.
Pyetje: Edhe në një mënyrë shumë të sigurt…
Mira Murati: Po. Kjo në fakt është një sfidë thelbësore. Ne zgjodhëm veçanërisht dialogun sepse dialogu është një mënyrë për të bashkëvepruar me një model dhe për të dhënë reagime. Nëse mendojmë se përgjigjja e ‘modelit’ është i pasaktë, mund të themi: “A je i sigurt? Unë mendoj se në të vërtetë…” Dhe më pas ‘modeli’ ka një mundësi të avancojë në përgjigje dhe vijimin e bisedës, ngjashëm me mënyrën se si do të bisedonim me një person tjetër.
Pyetje: Teknologjitë vërtet novatore e zgjidhin një problem. Çfarë problemi po zgjidh ChatGPT?
Mira Murati: Tani për tani, është në fazën e rishikimit të kërkimit, kështu që nuk dua të flas me besim të lartë se cilat probleme po zgjidh aktualisht. Por unë mendoj se ne mund të shohim se ajo ka potencialin për të revolucionarizuar me të vërtetë mënyrën se si mësojmë. Njerëzit janë në klasa me, të themi, 30 persona. Të gjithë kanë prejardhje të ndryshme, mënyra e të mësuarit dhe të gjithë po marrin në thelb të njëjtën kurrikulë. Me mjete si ChatGPT, mund të bisedoni pafund me një model për të kuptuar një koncept në një mënyrë që i përshtatet nivelit tuaj të të kuptuarit. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të na ndihmuar me edukimin e personalizuar.
Pyetje: Por disa shkolla po ndalojnë ChatGPT. A ju befason kjo?
Mira Murati: Kur po zhvillojmë këto teknologji, ne vërtet po shtyjmë drejt inteligjencës së përgjithshme, aftësive të përgjithshme me besueshmëri të lartë dhe e bëjmë këtë në mënyrë të sigurt. Por kur e hapni për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me prejardhje të ndryshme dhe ekspertizë të fushës, patjetër që do të habiteni nga llojet e gjërave që ata bëjnë me teknologjinë, si në frontin pozitiv ashtu edhe në atë negativ.
Pyetje: Një numër në rritje i liderëve në këtë fushë po paralajmërojnë për rreziqet e AI. A keni ndonjë dyshim për teknologjinë?
Mira Murati: Ky është një moment unik në një kohë ku diskutohet se si ajo e formëson shoqërinë. Dhe kjo shkon në të dyja drejtimet: Teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar. Si e bëni modelin të bëjë atë që ju dëshironi dhe si siguroheni që të jetë në përputhje me qëllimin njerëzor dhe në fund të fundit në shërbim të njerëzimit? Ekzistojnë gjithashtu një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror, dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Dhe është e rëndësishme që ne të sjellim zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga shkencat humane.
Pyetje: Cila është pyetja kryesore etike ose filozofike që ne ende duhet ta kuptojmë?
Mira Murati: Inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga aktorë të këqij. Pra, ka disa pyetje se si e qeverisni përdorimin e kësaj teknologjie në nivel global. Si e rregulloni përdorimin e AI në një mënyrë që të përputhet me vlerat njerëzore?
Pyetje: A mendoni se këto pyetje duhet t’u lihen kompanive si tuajat, apo duhet që qeveritë të përfshihen në krijimin e rregulloreve?
Mira Murati: Është e rëndësishme që OpenAL dhe kompanitë si e jona ta sjellin këtë në ndërgjegjen e publikut në një mënyrë të kontrolluar dhe të përgjegjshme. Por ne jemi një grup i vogël njerëzish dhe kemi nevojë për më shumë kontribut në këtë sistem dhe shumë më tepër kontribut që shkon përtej teknologjive, padyshim rregullatorët dhe qeveritë dhe të gjithë të tjerët.
Pyetje: Gjithmonë ekziston frika se përfshirja e qeverisë mund të ngadalësojë inovacionin. A nuk mendoni se është herët për të përfshirë politikëbërësit dhe rregullatorët?
Mira Murati: Nuk është shumë herët. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të përfshihen, duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji.
Pyetje: Mira, a mund të më tregosh një këngë apo album, një libër dhe një film që të na japë një pasqyrë se kush je ti dhe çfarë të frymëzon më së shumti?
Mira Murati: Kënga Paranoid Android nga Radiohead. Kënga prek tema që lidhen me shoqërinë në teknologji. Jo shumë emocionuese, por e bukur dhe nxitëse.
Libri: Duino Elegiies, një përmbledhje me poezi nga Rainer Maria Rilke. Kohët e fundit e mora këtë si dhuratë dhe gjeta thellësinë dhe bukurinë e poezive shumë frymëzuese.
Filmi i vitit 2001: A Space Odyssey, vazhdon të ngacmojë imagjinatën time me imazhet dhe muzikën e saj, veçanërisht në sekuencën befasuese ku anijet kozmike ankorohen nga valsi i Danubit Blu të Johann Strauss, duke nxitur rëndësinë e ngjarjes dhe madhështinë e momentit.
Artikulli i Time, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.