‘’Miqtë’’ e trurit, ushqimet që ndihmojnë kujtesën dhe parandalojnë sëmundjet

Një studim i mbi 900 të rriturve zbuloi se ushqimet e pasura me flavonole antioksidante, kishin përfitime të rëndësishme për trurin e të moshuarve.

Flavonolet gjenden në manaferrat, perimet, çajin dhe në verën e kuqe.

Njerëzit që hanin një porcion me perime në ditë ngadalësuan shkallën e rënies njohëse me rreth 32 për qind, krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin ushqime me flavonole, tha udhëheqësi i studimit Dr. Thomas Holland i Qendrës Mjekësore Universitare Rush në Çikago.

“Flavonolet janë anti-inflamatore dhe antioksidante. Ushqimet që përmbajnë flavonole shkatërrojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimin e qelizave në tru dhe organe të tjera, si zemra, enët e gjakut, veshkat, mëlçia, etj” thotë Holland.

Gjithashtu sqaron se flavonolet nuk duhet të merren nga suplementet, por nga ushqimi.

“Ju do të merrni një shumëllojshmëri më të madhe të lëndëve ushqyese nga ushqimi,” tha ai.

Ekipi i Hollandës mblodhi të dhëna për 961 të rritur, mosha mesatare 81 vjeç, të cilët nuk kishin demencë. Studimi zgjati shtatë vjet dhe pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor për dietën e tyre çdo vit, ndërsa i nënshtroheshin testeve të kujtesës dhe njohurive. Testet përfshinin kujtimin e fjalëve dhe numrave dhe vendosjen e tyre në rendin e duhur.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin më shumë flavonole, rreth 15 mg në ditë, kishin rënie më të ngadaltë të kujtesës, krahasuar me ata që hanin më pak, rreth 5 mg në ditë.

Ushqimet që kontribuan më shumë në ngadalësimin e rënies njohëse ishin lakra jeshile, fasulet, çaji, spinaqi, brokoli, domatet, mollët, çaji, vera, portokalli, dardha, vaji i ullirit dhe salca e domates.

Flavonoidet janë një familje me mbi 5000 përbërës që gjenden në bimë. Flavonolet janë një nëngrup i kësaj familjeje.

Komponentët fitokimikë që përmbahen në ushqime ndërveprojnë me njëri-tjetrin në shumë procese biologjike, p.sh. ato reduktojnë inflamacionin, mbështesin imunitetin, mbrojnë dhe rigjenerojnë qelizat dhe reduktojnë stresin oksidativ.

Vetëm flavonolet nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar rënien njohëse. Mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor, tha ai, përfshin një mënyrë jetese të shëndetshme me një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, aktivitet fizik dhe ushtrime mendore, duke sfiduar veten për të mësuar diçka të re çdo ditë.

Gjumi dhe reduktimi i stresit gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në shëndet, tha Holland.

Gjetjet u publikuan në revistën shkencore Neurology.