
Miqësia e pastër mes Adele dhe Beyonce
E dinit që Beyonce dhe Adele janë mikesha të mira prej vitesh? Si dy vokaliste të fuqishme, të dyja vazhdimisht janë pjesë e të njëjtit konkurs, për ndarjen e çmimeve dhe shpesh nominohen për të njëjtat kategori në industrinë e muzikës.
Por kjo nuk ka ndikuar aspak në miqësinë e tyre dhe respektin e ndërsjellë për talentin e njëra tjetrës dhe Adele në fakt e ka bërë të qartë që në fillimet e karrierës së saj.
Përpara se të njihej me Diva Beyonce, ajo ka treguar në një intervistë me Roliing Stone se është frymëzuar nga Beyonce madje kjo e fundit, në një takim të përbashkët i ka thënë se kur e dëgjon teksa këndon, i duket sikur po dëgjon Zotin.
“Isha gati të takoja Beyonce-n dhe pata një ndjesi të plotë ankthi… Më pas ajo u shfaq e mrekullueshme dhe më tha: ‘Ti je e mrekullueshme! Kur të dëgjoj ndihem sikur po dëgjoj Zotin’.”
Në një shfaqje në Danimarkë, këngëtarja e Tottenham pranoi se e kishte dëgjuar yllin e R&B për 17 vjet dhe më parë e kishte vënë në dukje atë si një nga frymëzimet e saj muzikore.
“Beyonce është artistja më e mahnitshme në të gjithë botën; është e pabesueshme. Unë e kam dëgjuar për 17 vjet dhe ajo ende po bën muzikë që ma merr mendjen,” i tha Adele audiencës së saj në atë kohë.
Dashuria e Adelës nuk është e njëanshme pasi vetë Beyonce ka folur për “ndjenjën e guximshme të humorit” dhe “rikthimet legjendare” të Adelës.
“Është kaq e lehtë të flasësh me të dhe të jesh pranë saj,” tha Bey për kolegen e saj këngëtare. Ajo madje pranoi sensin e guximshëm të humorit të britanikes: “Ajo është gazmore dhe rikthimet e saj janë legjendare”.
“Gjëja më e bukur për Adele është se ajo i ka prioritetet e saj të drejta. Ajo është një grua e hijshme dhe qenia njerëzore më e përulur që kam takuar ndonjëherë,” shtoi ajo.
Adele gjithashtu ia kushtoi fitoren e saj Grammy për Albumin e Vitit Grammy me albumin e saj 25, shoqes së saj më të mirë, duke deklaruar se albumi i saj vizual Lemonade ishte më i merituar për vlerësimin për mënyrën sesi e kishte bërë atë dhe se si miqtë e saj me ngjyrë të ndiheshin “të fuqizuar”.