
Ministrja Kumbaro: Parku i Butrintit nuk do të jepet me koncension
Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi se Parku i Butrintit nuk do të jepet me koncension. Nga Pogradeci, Kumbaro u shpreh se Ministria e Kulturës po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve për të rritur investimet në sitet kulturore. Kumbaro nënvizoi se nuk bëhet fjalë për kontratë koncesionare, por për një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Sipas saj, konkursi dhe marrëveshjet janë bërë publike në faqen e ministrisë.