Ministrja e Jashtme belge jep dorëheqjen për shkak të bashkëshortit

Ministrja e jashtme e Belgjikës, Sophie Wilmes ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj, për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ai është diagnostikuar me kancer në tru, dhe Wilmes ka deklaruar se do duhet të kujdeset për bashkëshortin.

Wilmes shërben edhe si zv.kryeministre dhe sipas mediave, ajo ka marrë leje për të qëndruar larg detyrave shtetërore deri në fund të verës, kur të bëhet edhe një rishikim i gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj.

Në një deklaratë pas lajmit, kryeministri Alexander De Croo  shprehet se zgjedhja e Wilmes meriton respektin më të madh.  Ai sqaroi se ministrja nuk e jep dorëheqjen për tu larguar përgjithmonë nga qeveria, por do të ketë dorëzim të kompetencave përmes një dekret deri në rikthimin e mundshëm të saj.

Sohie Wilmes, ka shërbyer si kryeministre mes viteve 2019 dhe 2020. Ajo u martua në vitin 2009 me bashkëshortin australian Chris Stone në vitin 2009.

Chris Stone, ish futbollist i Australian Rules, me St Kilda,  ka qenë gjithashtu nënkryetar i degës belge të Australian Business në Europë që nga viti 2012.

Ata kanë tre vajza së bashku. Stone gjithashtu ka një djalë nga një lidhje e mëparshme.

“Në një sprovë si kjo, është bashkëshorti dhe është familja që vjen e para”, kanë thënë njëzëri kolegët e saj.

*Tibo News.