Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon pas akuzave për inceneratorët

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me akuzat nga Partia e Lirisë për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit, ku një punonjës u bë pronar duke përfituar miliona euro. Sipas ministrisë, Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Në reagim thuhet se Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se janë vendosur në sekuestro preventive shoqëritë koncesionare së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme, duke i kaluar në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.