
Ministria e Arsimit propozon disa ndryshime për Maturën Shtetërore
Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e matematikës në Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një grup pune për të analizuar të gjithë procesin, dhe te beje disa ndryshime.
Ndryshimi i parë është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo Stomatologji. Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.
Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.
Pika e tretë ishte përmirësimi i pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar.
Ndërkohë pika e katërt dhe e fundit kishte të bënte me propozimin për ngritjen e një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.
*Tibo News