Ministri i Drejtësisë në Francë në bankën e të akuzuarve

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, pritet të përgjigjet përpara gjyqit për konflikte interesi. Gjykata e Kasacionit, e cila ka juridiksion për çështjet procedurale, i hodhi poshtë disa ankesa procedurale të ministrit të Drejtësisë.

Kjo i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, e cila merret ekskluzivisht me shkelje apo vepra  të mundshme penale nga anëtarët e qeverisë. Hetimi u zvarrit për dy vjet. Dhe deri sa të fillojë procesi gjyqësor mund të kalojnë edhe disa muaj.

Është hera e parë që në Francë hapet një proces gjyqësor kundër një ministri të Drejtësisë, i cili është në detyrë. Mund të kalojnë edhe disa muaj procedura ligjore . Dupond-Moretti hedh poshtë akuzat për shpërdorim detyre dhe nuk po mendon të japë dorëheqjen. Nëse shpallet fajtor ministri mund të dënohet me 5 vjet heqje lirire dhe 500 mijë euro gjobë.