Miliona njerëz në Nigeri do të përballen me krizë ushqimore në 2023

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka njoftuar se rreth 25.3 milionë njerëz në Nigeri të Afrikës Perëndimore do të përballen me një krizë ushqimore në periudhën qershor-gusht të vitit 2023. Në një njoftim me shkrim nga FAO thuhet se kriza ushqimore ndodhet në “nivel të keq” për shkak të problemeve në rritje të sigurisë në vend.

Në raportin e tetorit 2022 ishte vënë në dukje se 17 milionë njerëz, përfshirë personat e pa zhvendosur dhe emigrantët që janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndodhen përballë krizës ushqimore.