Miliarderi dërgon me pushime stafin prej 10 mijë personash

CEO dhe themeluesi i Citadel, Ken Griffin ka shpërblyer punonjësit e tij, pasi këtë vit ai e ka cilësuar si një vit epik.

Miliarderi ka marrë përsipër që të paguajë shpenzimet për 10,000 punonjës dhe familjet e tyre që ata të vizitojnë “Walt Disney World” në Florida.

Griffin ka një pasuri prej 31.7 miliardë dollarësh, duke e bërë që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur sipas Forbes.

Zëdhënësi i Citadel, Zia Ahmed zbuloi se miliarderi pagoi faturat për fluturimet nga Nju Jorku, Hjustoni, Parisi, Zyrihu dhe qytete të tjera.

Ai gjithashtu pagoi për hotele, bileta të parkut dhe për ushqimin. Kjo ishte mënyra e miliarderit 54-vjeçar për të falënderuar stafin e tij për një vit pune “të vështirë dhe fitime të larta”.

Kompania e fondeve mbrojtëse menaxhon një pasuri prej 59 miliardë dollarësh që është një shifër edhe më e lartë se vlera neto e Griffin.