Miliarderët e industrisë së medias përjashtohen nga rënia e pasurisë globale

Rënia e aksioneve dhe rritja e normave të interesit përkthehen në një vit të rëndë për njerëzit më të pasur të botës. Globalisht, numëruam 2,640 pasuri me 10 shifra, nga 2,668 vitin e kaluar. Së bashku, miliarderët e planetit tani vlejnë 12.2 trilionë dollarë, një ulje prej 500 miliardë dollarësh nga 12.7 trilionë dollarë në mars 2022. Pothuajse gjysma e listës e më të pasurve në botë janë më të varfër se një vit më parë, duke përfshirë Elon Musk, i cili zbriti nga vendi i parë në vendin e dytë pas blerjes së Tëitter që ndihmoi në rënien e aksioneve të Tesla. Bernard Arnault, kreu i gjigandit të mallrave luksoze LVMH, kryeson listën si më i pasuri në botë, dhe duke shënuar kështu  herën e parë që një qytetar francez drejton këtë listë. Shtetet e Bashkuara ende krenohen me më shumë miliarderë, me 735 anëtarë të listës me një vlerë totale prej 4.5 trilionë dollarësh. Kina (përfshirë Hong Kongun dhe Macaun) mbetet e dyta, me 562 miliarderë me vlerë 2 trilionë dollarë, ndjekur nga India, me 169 miliarderë me vlerë 675 miliardë dollarë.

Por diçka ndryshe që ne vumë re në këtë listë ishte se miliarderët në industrinë e Media, Entertainment dhe Sport janë duke u ngjitur në listë,të tillë si: David Thomson & family, Michael Bloomberg etj. Pra fitimet e tyre gjatë kësaj periudhe kanë pësuar rritje.

Shihni më poshtë për listën e plotë të miliarderëve të botës.

https://www.forbes.com/billionaires/