Miley Cyrus thotë se e ka trashëguar të qenit narciste nga i ati

Miley Cyrus thotë se ka trashëguar të qenit narciste nga i atij i saj, Billy Ray Cyrus. Në podkastin e David Letterman “My Next Guest Needs No Introduction”, Miley foli për të atin, duke renditur edhe aspektet pozitive të personalitetit të tij.

“Ai gjithashtu më mësoi që të jem me këmbë në tokë dhe që të jem e vërtetë. Gjithmonë ka bërë të njëjtën gjë, edhe pse ka qenë super i famshëm”, tha Miley. Ajo shtoi se gjatë fëmijërisë së saj, kanë folur për periudhat e vështira dhe sfidat që kanë përjetuar. “Por, kam pasur ushqim, dashuri, jam rritur në një shtëpi të bukur dhe të madh dhe im atë nuk i ka pasur të gjitha këto”, vijoi këngëtarja.

Ajo nuk tregoi ndonjë shembull të sjelljeve narciste, por theksoi se ai ka pasur një fëmijëri të vështirë.

Nga ana tjetër, ajo tha se e ëma, Tish, ka pasur një fëmijëri shumë më të bukur. “Të jem e sinqertë, ime më është heroina ime”, tha Miley, duke nënvizuar se në të vërtet, e ëma e ka rritur. Më tej, ajo shprehu mirënjohje për të atin, i cili ka përjetuar ulje-ngritje në industrinë e muzikës.

“Im atë, për të cilin jam shumë mirënjohëse, thuajse më ka dhënë hartën e gjërave që duhet të bëj dhe të mos i bëj. Ai më ka udhëhequr në të dyja këto drejtime”, tha Milye dhe shpjegoi se prindërit e saj nuk qëndrojnë në të “njëjtën shkallë”, sa i përket ndikimit që kanë pasur në jetën e saj.

Tish dhe Billy u ndanë ligjërisht në prill të vitit 2022, pas thuajse 30 vitesh martesë. Ata kanë së bashku 5 fëmijë: Miley, 31 vjeç, Noah, 24 vjeç, Braison, 30 vjeç, Trace, 35 vjeç dhe Brandi, 37 vjeç. Billy Ray është edhe i ati i Christopher, 32 vjeç, për të cilin bashkëprindëron me ish-partneren, Kristin Luckey.