Milan shpallet kampion në Serinë A pas 11 sezonesh

Tifozët shqiptarë të Milanit mbushën sheshin “Skënderbej” për të festuar titullin kampion në Serinë A.

Fansat kuqezinj brohoritën të lumtur triumfin e 19 në historinë e klubit.

Fishekzjarret nuk munguan, ndërsa në ekranin gjigand të vendosur shiheshin futbollistët e Milanit qw përqafonin njëri-tjetrin.

Njëzëri fansat kuqezinj kënduan edhe këngën “We are the Champions” të grupit Queen.

Një atmosferë speciale në shesh me tifozët shqiptarë që ia dolën që të sillnin të njëjtën atmosferë si në stadiumin “Mapei” të Sasuolos.

Milani shpallet kampion i Italisë pas 11 sezonesh. I vetmi lojtar i cili ka mbijetuar nga suksesi i sezonit 2010-2011 është Zlatan Ibrahimoviç.

*Tibo News