
Mijëra të shpërngulur pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi
Rreth 2,500 njerëz janë detyruar të shpërngulen në ishullin indonezian Java për shkak të shpërthimit të vullkanit aktiv të saj, malit Semeru.
Reuters raporton për dhjetëra banorë që përpiqen dëshpërimisht të ikin dhe shtëpitë e tyre të kapluara nga hiri.
Një perimetër i ndaluar prej tetë kilometrash është vendosur në zonat përreth dhe fshatra të tëra janë zbrazur.
Banorët kërkojnë vende të përkohshme strehimi, por që autoritetet nuk kanë mundur t’i gjejnë zgjidhje të gjitha familjeve.
Në raste të tjera strukturat e përkohshme vijojnë të ngjallin frikën se retë e nxehta të hirit mund t’i arrijnë dhe ato.
Mali Semeru shpërtheu vitin e kaluar, duke vrarë mbi 50 njerëz dhe duke zhvendosur mijëra të tjerë.
Indonezia ka 142 vullkane, dhe është popullsia më e madhe në botë që jeton në distanca të afërta me vullkane aktive.
*Tibo News