Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Mijëra besimtarë myslimane kryen sot në mëngjes në sheshin ‘Skënderbej’ faljen e Fiter Bajramit.Edhe këtë vit falja u krye në shesh, pasi ende nuk kanë përfunduar punimet e Xhamisë së Namazgjasë. Kjo festë kremtohet pas një muaji sakrificë dhe agjërimi nga besimtarët.

Kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët dhe u kërkoi atyre të tregojnë kujdes për njerëzit në nevojë, të varfrit dhe jetimët, ndërsa bëri thirrje që bota të drejtohet nga paqja dhe t’u jepet fund konflikteve.