AlbanianEnglish

Migrimi ndërkombëtar ndikon në rritjen e popullsisë në SHBA

Popullsia e SHBA-së u rrit me 1.2 milionë këtë vit, rritje kjo e nxitur kryesisht nga migrimi ndërkombëtar. SHBA tani ka 333.2 milionë banorë, sipas vlerësimeve të publikuara nga Byroja e Regjistrimit të SHBA. Migrimi ndërkombëtar neto apo numri i njerëzve që shkojnë në SHBA krahasuar me numrin e njerëzve që largohen, ishte më shumë se 1 milion banorë nga 2021 deri më 2022.

Kjo shënon rritje prej 168 % krahasuar me 376,029 emigrantë ndërkombëtarë të vitit të kaluar. Numri i banorëve nga jashtë është rritur në çdo shtet amerikan.

You don't have permission to register