AlbanianEnglish

Microsoft u vjen në ndihmë adhuruesve daltonikë të videolojërave

Verbëria e ngjyrave ose daltonizmi mund të jetë një sfidë e madhe për lojtarët, në varësi të ashpërsisë së saj.

Megjithatë, Microsoft mund të ketë gjetur një zgjidhje për të ndihmuar lojtarët që nuk kanë dallojnë ngjyrat, duke i bërë më të dukshme këto veçori.

Më parë, varej vetëm nga zhvilluesit e lojës për të përfshirë dhe zbatuar këto veçori specifike për daltonikët.

Sipas një raporti të ri nga GameRant, sistemi i fundit i patentuar nga Microsoft do të përdorë softuer të dedikuar për të përvetësuar këto veçori të aksesueshmërisë.

Kjo teknologji do të aplikojë një shtresë të transformimit të ngjyrave për të krijuar një imazh të përshtatshëm.

Sipas teorisë, kjo teknologji e re do të lejojë Xbox të ofrojë rregullime për pothuajse të gjitha llojet e verbërisë së ngjyrave në të gjitha lojërat.

Ky sistem korrigjimi i ngjyrave do t’i bëjë lojërat të luajtshme për pothuajse të gjithë lojtarët daltonikë.

Raporti sugjeron gjithashtu se Microsoft po punon në qëndrueshmërinë e  Xbox Series X.

Në vitin 2018, Microsoft prezantoi kontrolluesin e tij Adaptive Xbox, i cili ishte një nga pajisjet e lojës më përshtatëse dhe më e disponueshme në treg.

Pajisja u krijua për të lejuar shumicën e lojtarëve me aftësi të kufizuara të stabilizojnë përvojën e tyre të lojës me lehtësi dhe të heqin barrierat e shumta gjatë veprimtarisë.

You don't have permission to register