Microsoft sulmohet nga hakerat rusë

Kompania Microsoft ka deklaruar se është sulmuar nga një grup hakerësh që ka lidhje me qeverinë ruse.

Microsoft deklaroi se grupi i hakerëve “Midnight Blizzard” i sponsorizuar nga shteti rus kishte arritur të hynte në një përqindje shumë të vogël të llogarive të emailit të punonjësve të Microsoft-it, ndër të cilët janë edhe anëtarë të ekipit ekzekutiv, punonjës të sektorit të sigurisë kibernetike, të drejtorisë ligjore dhe të tjera, njoftoi kompania. Sipas njoftimit sulmi kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe u zbulua pak ditë më parë.

Sipas kompanisë sulmi nuk ishte rezultat i dobësive në produktet ose shërbimet e Microsoft-it.