AlbanianEnglish

Microsoft nën trysni për të bërë publike taksat që paguan

Kompania Microsoft është vënë nën presion për të bërë transparente taksat që paguan në mbarë botën.

Një grup investitorësh që menaxhojnë më shumë se 350 miliardë dollarë asete kanë paraqitur një mocion gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve të përgjithshëm.

Gjigandi i prodhimit të softuerëve është nën trysni serioze pasi mocioni është dorëzuar nga këshilltarët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Pensions & Investment Research Consultants dhe mbështetet edhe nga aksionerë të rëndësishëm si kompania Nordea.

Rezoluta i bën thirrje Microsoft-it të publikojë të dhënat tatimore në bazë të çdo vendi për shtetet jashtë SHBA-ve.

Kërkesa u justifikua nga investitorët me interesin për të vlerësuar nëse kompania paguan denjësisht taksat dhe nëse është apo jo e nevojshme një reformë e përgjithshme në administrim.

Gjithashtu grupi i bën thirrje Microsoft-it të publikojë një raport të plotë vjetor të transparencës së taksave, në përputhje me nismat globale.

Një rezolutë e ngjashme është paraqitur me gjigantin rival të teknologjisë Cisco. Dy muaj më parë, ngjashëm investitorë të ndryshëm votuan “pro” një mase të transparencës tatimore edhe në kompaninë Amazon, por ajo nuk mori mbështetjen e shumicës për ta kaluar.

You don't have permission to register