Microsoft në telashe mbi çështjet e privatësisë

Microsoft po përballet me ankesa përsa i përket çështjeve mbi mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve të saj.

Ankesat janë ngritur nga grupi tregtar CISPE i cili përshin edhe kompaninë Amazon si një anëtar të rrjetit të saj .

Ky grup i ka kërkuar Bashkimit Europian që të shqyrtojë praktikat e gjigandit të teknologjisë përsa i përket hapësirës Cloud që ofrohet në paisjet e tyre.

Pretendimet paraprake janë se kushtet e reja të kontratave nga Microsoft dëmtojnë ekosistemin europian të produkteve teknologjike dhe ruajtjes virtuale të të dhënave.

Microsoft i është përgjigjur këtyre ankesave duke thënë se kompania mbetet e përkushtuar për të adresuar shqetësimet e përdoruesve mbi kushtet e reja të licensimit.

Më tej gjigandi teknologjik është shprehur se kushtet e reja iu kanë ofruar përdoruesve më shumë hapësirë virtuale për të ruajtur materialet e tyre.

Microsoft është gjobitur me më shumë se 1.6 miliardë dollarë nga Komisioni Europian gjatë dekadës së fundit për shkelje të politikave të privatësisë.