Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht për hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Procesit të integrimit i duhen dhënë energji të reja përmes reformave, tha kreu i KE, në mënyrë që ai të përshpejtohet, pa pritur që të gjitha kushtet të plotësohen.