Michael Jordan kundër lidhjes së djalit, por pse?

Michael Jordan nuk ka qenë kurrë nga ata që i kapërcen fjalët e tij dhe edhe këtë radhë duket se nuk do ndryshojë mendim, edhe pse bëhet fjalë për djalin e tij Marcus në lidhje me të dashurën Larsa Pippen.

Ai ishte të dielën për darkë në Matignon të Parisit kur u pyet për marrëdhënien e 32 vjeçarit Marcus me 48 vjeçaren Pippen.

Në fillim, MIchael thjesht qesh -por pastaj  ai thotë “Jo, nëse është dakord që të dy të shoqërohen bashkë.

Natyrisht, Marcus dhe Larsa janë në lidhje prej shumë kohësh. Larsa pranoi se kur u takuan për herë të parë, ajo e kishte ruajtur numrin në telefonin e saj me një emër tjetër për të mos lejuar të mësonte se do takoheshin.

Por pse Michael nuk ka dëshirë që çifti të vazhdojnë bashkë?

Ndoshta ka të drejtë duke marrë parasysh historinë e Michael me ish-burrin e Larsa Pippen, Scottie Pippen. Dyshja fitoi disa kampionate gjatë viteve në Çikago, por që atëherë ata kanë pasur një përplasje drastike mes tyre, dhe shpesh herë janë zënë. Thënë shkurt, nuk e kanë qejf njëri tjetrin. Por a është justifikim bindës për t’i prishur “lumturinë” djalit?