Metodat e çlodhjes së syve

Një periudhë si kjo ku jemi të rrethuar nga teknologjia, prania e ekranit është e pashmangshme.

Ne përpiqemi ta kursejmë kohën e dhuruar drejt ekranit sepse ndikon në mënyrë të menjëhershme tek sytë tanë, e si rrjedhojë, shumë probleme na ndjekin.

Pajisjet digjitale që ne përdorim lëshojnë valë depërtuese në sy dhe bëjnë dëmtimin e qelizave të retinës.

Duhet të kemi parasysh disa mënyra për një formë reduktimi të këtij dëmi.

 

  • Bëni kujdes ndriçimin

Smartphone-t vijnë vetë me mburojë për sytë, megjithatë ju duhet të bëni kujdes në ndriçimin që mbani gjatë gjithë kohës.

Duke filluar që nga televizori, duke shtuar telefonin dhe laptopin, kanë një mundësinë e rregullimit të ndriçimit.

 

  • Jepuni syve pushim

Punë apo jetë e përditshme, ne tashmë e kemi ves që të mbajmë sytë në ekran.

Zgjidhje e këshillueshme është krijimi i një pushimi gjatë përdorimi, qoftë kjo në zyrë apo shtëpi.

Kudo.

 

  • Shpeshtoni pulitjen

Efekti që krijon kjo është njomja dhe freskia e syve.

Gjatë leximit, sipas studimeve, njerëzit i mbyllim sytë disa herë më pak.

Një nga metodat e shplodhjes së syve është pulsimi 10 herë, shpejt.

 

  • Krijoni distancë mes ekranit dhe syrit

Distanca që do ju bënte punë do të ishte prej 40 deri në 45 cm.

Kjo mund të konsiderohet si një distancë e sigurt për të parë ekranin pa u dëmtuar