Metoda suedeze Gokotta, për të gjithë ju që zgjoheni ‘si mos më keq’

Shumë njerëz nuk do arrinin të zgjoheshin për punë nëse nuk do kishin alarmin e telefonit apo të një ore shtëpie. Dhe e imagjinojmë se si zgjoheni; Gjithë nerva, me përtesë dhe ndjesinë sikur nuk ke fjetur mirë. Por kjo metodë suedeze e quajtur Gokotta ju bën të zgjoheni dhe të shijoni mëngjesin, të qetë dhe plot energji.

Por çfarë do të thotë metoda Gokotta?

Është shumë e thjeshtë. Sapo të zgjoheni dilni nê natyrë dhe fokusohuni tek tingujt e zogjve. Tinngujt e zogjve njihen për efektin që kanë tek shëndeti mendor dhe zhvillimi i fokusit, gjithashtu ju ndihmon të ndiheni më të lidhur me natyrën.

Në terma përkthimi, Gokotta do të thotë: Akti i të zgjuarit herët duke dalë në natyrë e duke dëgjuar zogjtë teksa këndojnë me tingujt e tyre.

Mund të duket pak e vështirë në ditët e para, por më pas zgjimi i mëngjesit do të jetë një ndjesi pozitive, me dëshirën për të dëgjuar zogjtë dhe me freskinë e natyrës.

Koha më e mirë për të praktikuar Gokotta është 30 maji deri më 24 qershor.

Në fakt edhe shkenca e mbështet këtë traditë suedeze, pasi neuroshkencëtarët thonë se mëngjesi me tingujt e zogjve është një stimulues i mirë për përgatitjen e trupit mbi aktivitetet e ditës dhe ju ndihmon që të flini më mirë në mbrëmje. Epo zogj kemi shumë, kështu që pse mos ta provojmë dhe ne si suedezët?