Metamorfoza e Elon Musk

CEO i Teslas dhe SpaceX ka ndryshuar emrin në profilit e tij të Twitter nga Elon Musk në Elona Musk. Sipërmarrësi amerikan e ndryshoi emrin e tij si kundërpërgjigje ndaj kreut të Republikës Çeçene, i cili e quajti atë “femër” në një postim në Telegram.

Ai i kërkoi Musk  të shndërrohej në “Elonin brutal që duhet të jesh”.

Udhëheqësi i Çeçenisë, vendi njohur për persekutimin e homoseksualëve, shtoi me ironi se Musk duhet të përgatitej për luftën me Putinin në Universitetin e Forcave Speciale Ruse.

Një tjetër aleat i Kremlinit e goditi Elon Musk një ditë pasi miliarderi i teknologjisë sfidoi presidentin rus Vladimir Putin në një luftë “ballë për ballë” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Ramzan Kadyrov i rekomandoi atij që të mos bënte krahasime të fuqisë së tij me atë të Putinit.

Përpara përplasjeve në distancë Musk deklaroi se shërbimet satelitore  të SpaceX janë aktivizuar në  Ukrainë, vetëm disa ditë pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës i kërkoi atij që të sigurojë komunikime satelitore për të luftuar pushtimin rus.