Meta tregon arsyet e ndarjes me Kryemadhin: Jo për një grua tjetër

Ilir Meta vendos të ndahet pas më shumë se 25 vite martesë me Monika Kryemadhin.

Teksa zhvillohej mbledhja e kryesisë së Partisë së Lirisë, themeluesi i saj Meta tregoi arsyet që e çuan në dyert e gjykatës për zgjidhjen e martesës duke theksuar se nuk ka asnjë grua tjetër që ka ndikuar.

“Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI, për djegien e mandateve që u morën dhe sakrifica dhe gjak në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti LSI dhe anti Meta të 17 Majit, të Prindit 1 dhe Prindit 2. Qëndrimet e vazhdueshme sistematike të saj, krejtësisht në krah të kundërt, të kauzave që unë mbroj, dhe që krijojnë konfuzion dhe paqartësi në publikun e gjerë, duhet të merrnin fund”.

Meta thotë se vendimin e mori për t’i shërbyer një kauze që tejkalon interesin e tij personal.

“Ky vendim i imi, nuk lidhet me rolin dhe raportet me të si grua, apo si nënë e 3 fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Nuk po ndahem me një grua, për një grua tjetër. Por, për të përmbushur kauzat që unë mbroj, dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze. E mora këtë vendim për t’i shkuar deri në fund betejës me mafian, e cila peng marrjen dhe shantazhin e ka në natyrën e saj më të errët dhe të ndyrë”.

Prej kohësh çifti Meta-Kryemadhi nuk jetonin në një strehë të përbashkët, pavarësisht daljeve të përbashkëta publike. Ky vendim i Metës dhe Kryemadhit përkon me disa dosje që janë hapur në SPAK në lidhje me veprimtaritë e tyre, gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet, si edhe dyshime që lidhen me pasurinë.

Ilir Meta konfirmon divorcin me Monika Kryemadhin