META redukton me 30 % punësimet e reja në planet e këtij viti

Pronari i META-s, Mark Zuckerberg, ka shkurtuar me të paktën 30% planet për punësimin e inxhinerëve.

Lajmërimin e bëri në një seancë javore pyetjesh dhe përgjigjesh me punonjësit, gjithashtu i paralajmëroi të përgatiteshin për një rënie të thellë ekonomike.

 

“Nëse do të më duhej të veja bast, do të thoja se kjo mund të jetë një nga rëniet më të këqija që kemi parë në histori kohëve të fundit” – tha Zuckerberg për Reuters.

 

“META” ka reduktuar objektivin për punësimin e inxhinierëve për vitin 2022, në rreth 6,000 – 7,000 nga plani fillestar që kishte të bënte me punësimin e 10,000 inxhinierë të rinj.

Përveç reduktimit të punësimeve, kompania ka thënë se po lë disa pozicione të paplotësuara në menaxhimin e performancës për heqjen e stafit që nuk përmbushte kushtet.

 

“Në fakt, ka njerëz në kompani që nuk meritojnë të jenë këtu”, ka thënë Zuckerberg.

 

Kjo kompani e mediave sociale dhe teknologjisë është duke u përgatitur për një gjysmë më të dobët të vitit për shkak të përballjeve me presione makroekonomike dhe “goditje” privatësie të të dhënave, është thënën në një nga memot e brendshme nga Reuters.

Kompania është duke punuar për një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

Ata duan të ekzekutojnë një mjedis me rritje të ngadaltë ku ekipeve nuk u duhet të presin flukse të mëdha inxhinierësh dhe buxheti të ri..

Memorandumi ishte qellim për të ndërtuar atë që është shprehur publikisht, mbi përballjet dhe mundësitë që kanë.

 

Kompania më e madhe në botë e mediave sociale humbi rreth gjysmën e vlerës së saj të tregut këtë vit, pasi Meta raportoi se përdoruesit aktivë të përditshëm në aplikacionin e saj kryesor Facebook kishin përjetuar një rënie të tillë për herë të parë.