
Meta pushon nga puna 13% të stafit
Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka larguar nga puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet me probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera në industrinë e teknologjisë.
Në letrën që iu dërgua punonjësve Mark Zuckerberg ka shkruar se kërkon të marrë përgjegjësi mbi këtë vendim teksa shprehet se e di sesa e vështirë është kjo gjë për njerëzit e prekur nga kjo lëvizje.
Kompania ka deklaruar se do të ketë një ristrukturim të brendshëm dhe do të rishikiojë shpenzimet e saj për infrastrukturën.
Shkurtimi i stafit , më drastiku në kompani që prej themelimit në vitin 2004 pasqyron një ngadalësim në tregun e reklamave dixhitale dhe një ekonomi që lëkundet në prag të recesionit.
Aksionet e Meta-s ranë me 71% këtë vit pas disa fitimeve zhgënjyese të kompanisë dhe rënie të të ardhurave.
Me sa duket Zuckerberg po ndjek hapat e Elon Musk i cili zotëron tani më Twitterin.
Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e stafit të platformës javën e shkuar ku shumica prej tyre u njoftuan nëpërmjet një email-i.
*TiboNews