Meta për Bashën: Pazarxhi, sado që të lyejë flokët…

Ilir Meta qëndroi i distancuar teksa kryesia e Kuvendit po ziente nga negociatat e socialistëve dhe demokratëve me në krye Gazment Bardhin. Dhe duket se kreu i Partisë së Lirisë, një nga aleatët e Rithemelimit të Berishës nuk e bështet dakordësinë që u arrit mes dy palëve politike.

Në konferencën për shtyp nga selia e Partisë, Meta tha se qëndrimi i Partisë së Liris, është që me drejtat që i jep Kushtetuta nuk ka pse të negociohet.

Meta nuk tregoi qëndrimin e tij qartazi për dakordësinë e arritur, ndërkohë që dy deputetë të tij

janë pjesë e strukturave parlamentare që janë ngritur nga ajo marrëveshje, Petrit Vasili tek Komisioni i Shëndetësisë dhe Erisa Xhixho tek Grupi i Punës për reformat.

Por për Lulzim Bashën, Ilir Meta tha se është pazarxhi dhe kjo i lexohet në ballë:

“Të gjithë e dine kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sado që të lyejë flokët, nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”.