Meta nuk do kandidojë për kryeministër në zgjedhjet 2025?

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës duket se Meta nuk do të përballet, ndërkohë që Berisha do të jetë në izolim në shtëpi, me një parti Demokratike të përçarë.

Në një konferencë për shtyp, Ilir Meta tha se emri i tij do të udhëheqë Partinë e Lirisë. Meta tha:“Emri im do të udhëheqë Partinë e Lirisë”.

Meta i është bashkuar Federatës së pjesshme Opozitare dhe siç duket do mbështesë një kandidat që do ta zgjedhin të gjithë. Ai tha: “Preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse”.

Mbetet e paqartë nëse opozitarët do të nxjerrin ndonjë emër dhe se kur. Ndërkaq, grupet demokratike ende presin një vendim për logon dhe vulën e Partisë që ligjërisht vijon ta mbajë Lulzim Basha.

Edhe pse shpesh e ka akuzuar Bashën si të shitur tek Rama, Meta tha se nuk e ka vijë të kuqe Bashën, nëse do të dëshironte për t’u bërë pjesë e Federatës, ku bëjnë pjesë një sërë partish.

Mirëpo Basha dhe Shpëtim Idrizi nuk janë bërë ende pjesë, dhe as Shehi i LZHK-së.