
Meta ngre shqetësim për borxhin publik
Presidenti Ilir Meta shprehu të premten shqetësimin në lidhje me borxhin publik.
Në një konferencë për shtyp Meta tha se qeveria i fsheh të dhënat e sakta dhe se nëse nuk arrihet që borxhi të kthehet në prirje rënëse, atëherë vendi do të përballet me një krizë serioze.
Për këtë Presidenti u ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve financiare që të publikojnë shifrat reale dhe të marrin masa sa më parë për t’u paraprirë çdo lloj situate.
Gjatë konferencës për shtyp Meta hodhi poshtë spekulimet rreth një koalicioni të mundshëm mes tij dhe grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në PD për zgjedhjet e parakohshme vendore të 6 marsit.