Meta mban qëndrim publik për Berishën: Kemi të bëjmë me përndjekje politike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë shtypi teksa e konsideron përpjekje politike masën e sigurisë arrest shtëpie për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga selia e partisë së tij, Meta tha se kjo është përpjekje për të minuar opozitarizmin në Shqipëri.

Meta tha:

“Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe përmes gjithë presioneve që ai ushtron në këtë drejtim. Dhe ne jemi shumë të qartë përsa i takon çështjes së reformës zgjedhore. Edi Rama nuk ka asnjë interes për të bërë reformë zgjedhore”, u shpreh Ilir Meta.

Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi po hetohet nga SPAK me akuzat për korrupsion në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.