
Meta kushtëzon gjuhën e urrejtjes ndaj presidentit Putin dhe Lukashenko
Pronari i Facebook dhe Meta Platforms, Mark Zukenberg tha të dielën se po kushtëzon më tej politikën e moderimit të përmbajtjes për Ukrainën për ndalimin e thirrjeve për vdekje të një kreu shteti.
Deklarata erdhi pasi Reuters raportoi javën e kaluar se Meta po lejonte përkohësisht disa postime në Facebook dhe Instagram për vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin ose presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.
“Ne gjithashtu nuk lejojmë thirrjet për të vrarë një kryetar shteti”, shkroi presidenti i Meta për çështjet globale, Nick Clegg në një postim në platformën e kompanisë.
“Këto janë vendime të vështira. Rrethanat në Ukrainë po ecin me shpejtësi. Ne përpiqemi të mbajmë udhëzimet tona nën shqyrtim të vazhdueshëm sepse konteksti është gjithmonë në zhvillim,” shpjegoi Clegg.
Meta u shpreh e bindur në qëndrimin e saj kundër rusofobisë dhe u qëndroi parimeve për asnjë tolerancë për thirrjet për gjenocid, spastrim etnik, apo çfarëdo lloj diskriminimi, ngacmimi apo dhune ndaj rusëve në platformën tone.
Rregullatori rus i komunikimit ka vendosur kufizime në Instagramin e Metës, duke filluar nga e hëna.
Meta kishte kufizuar më parë aksesin në mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik në platformat e saj në të gjithë Bashkimin Evropian.