
Meta kujton Holokaustin: S’duhen lejuar kurrë më tragjedi të tilla
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, Presidenti Ilir Meta kujtoi sot me krenari faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk pati përndjekje ndaj hebrenjve nga shqiptarët, përkundrazi.
Meta tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve pas Lufte ishte më i madh se para saj, kjo sepse familjet shqiptare, pavarësisht besimeve të ndryshme, e mbrojtën popullin hebre gjatë pushtimit nazist.
Presidenti e mbylli përkujtimin e tij me mesazhin se “Kurrë më nuk duhen lejuar tragjedi të tilla gjenocidesh çnjerëzore”.