
Meta kthehet tek LSI, partia do ketë emër tjetër
Ilir Meta la përfundimisht postin e Presidentit të Repubklikës së Shqipërisë dhe menjëherë u kthye në bazë, në krye të partisë që ai vetë themeloi 17 vite më parë.
Këtë të hënë u zhvillua Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila përfundoi me disa ndryshime rrënjësore.
Qe prej nisjes së eventit u ndryshuan 2 nene në statut, duke i dhënë të drejtë vetë ish presidentit të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë.
LSI do të njihet me emrin Partia e Lirisë. Këtë gjë e konfirmoi vetë Ilir Meta gjatë fjalës së tij në foltoren e Konventës.
Monika Kryemadhi dha dorëheqjen duke i hapur rrugë bashëkëshortit të saj Ilir Metës për të drejtuar partinë, që ai themeloi në vitin 2004.
Ndërkohë, Agim Nesho u caktua nga Komiteti Organizator si zëvëdës kryetar.
*Tibo News