Meta hap sistemin që u vjen në ndihmë kërkuesve shkencore

Pronari i Facebook, Meta Platforms po hap një model të gjerë gjuhësor për kërkime shkencore.

Njoftimi u dha nga kompania e rrjeteve sociale.

Meta tha se modeli i saj ishte modeli i parë i gjuhës me 175 miliardë parametra që vihej në dispozicion të komunitetit më të gjerë të kërkimit shkencor.

“Modelet e mëdha të gjuhës” janë sisteme të përpunimit të gjuhës natyrore të cilat janë të trajnuara në vëllime masive teksti.

Ato janë të afta t’u përgjigjen pyetjeve të leximit  ose të gjenerojnë tekst të ri.

Në një postim në blog, Meta tha se modelit i ri do të përmirësonte aftësitë e studiuesve për të kuptuar se si funksionojnë modelet e mëdha të gjuhës.

Meta tha se kufizimet në aksesin në modele të tilla kishin “penguar përparimin në përpjekjet për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre”.

Teknologjia e inteligjencës artificiale, e cila është një fushë kyçe e kërkimit dhe zhvillimit për disa platforma kryesore online, mund të përjetësojë paragjykimet shoqërore të njerëzve rreth çështjeve si raca apo gjinia.

Disa studiues kanë shqetësime për dëmet që mund të përhapen përmes modeleve të mëdha gjuhësore.

Meta tha se “shpresonte të rriste diversitetin e zërave që përcaktojnë rregullat etike të teknologjive të tilla”.

Meta tha se aksesi në model do t’u jepet studiuesve akademikë dhe njerëzve të lidhur me qeverinë, shoqërinë civile dhe organizatat akademike, si dhe laboratorët e kërkimit të industrisë.