Meta bën homazhe për Skënderbeun në Lezhë

Ndërkohë që në qytetin e Laçit po zhvillohej ceremonia me të pranishëm presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama, pak kilometër më tutje presidenti Ilir Meta kreu homazhet në memorialin e Skënderbeut, në 554 vjetorin e ndarjes nga jeta. Meta e konsideroi si heroin që përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë, rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Skënderbeu është jo vetëm Heroi ynë Kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm, edhe një hero i qytetërimit evropian, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë, dhe rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, deklaroi mes të tjerash  presidenti Meta.

Ndërsa edhe më herët, Meta reagoi me një postim online në rrjetet sociale ku publikoi një video nga momentet kur Skënderbeu lufton me turqit.