Mësuesit paralajmërojnë për protesta për shkak të SMIP

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit kanë paralajmëruar për protesta.

Sipas tyre hedhja e të dhënave në sistemin elektronik SMIP është një punë e papaguar dhe  që po rëndon buxhetet e familjeve të tyre.

“Punëdhënësi ka futur duart ne xhepat e mi. Unë SMIP-in e bëj në shtëpinë time me të ardhurat e mia. Edhe pajisja dixhitale edhe interneti paguhet nga mësuesi dhe nga ambientet e shtëpisë.”

“Kjo është një punë, por është e papaguar. Është e pashprehur në vlerë. Nuk është se atë SMIP-in e gjen gati. Metoda më efikase është që në çdo shkollë të kishte një sekretare shtesë që të merrej me sistemin e SMIP-it”, kështu e argumentojnë mësuesit.

Nga ana tjetër mësuesit, njëherazi dhe përfaqësues të Sindikatës së Arsimit, thonë se nuk kanë asnjë informacion të detajuar për rritjen e pagës që është deklaruar disa herë nga qeveria.

Sipas qeverisë synimi është që paga mesatare për mësuesit gjatë vitit 2024, të shkojë në 90 mijë Lekë.

Paga e mësuesve do të shkojë 950 €, por duhet reformuar edhe sistemi arsimor