
‘Mësuesit në shkollat e mesme do kenë pagë mbi 1 milion’
Kryeministri Edi Rama pati një takim me mësues në qytetin e Tiranës.
Ai dha lajmin se do të vijohet me strategjinë e rritjes së pagave.
Duke sjellë në vëmendje rritjen prej 30% në mandatin e kaluar dhe 40% në mandatin aktual, kryeministri Rama tha se vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar një rritje të ndjeshme të pagave.
Edi Rama: “Kemi bërë një plan me dy hapa i cili do të nisë tani dhe do të përmbyllet në vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje. Ju e dini shumë mirë që për mësuesit, ishte parashikuar edhe për mjekët, rritja 7% kështu që do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në hapin tjetër dhe ky nuk është premtim, por plan financiar, në hapin tjetër pra vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra, nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë midis 3584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Sigurisht këto janë bazat dhe pastaj ka sipas vjetërsisë, kualifikimeve që variojnë, por ky është niveli i pagës së mësuesve.
*Tibo News