Messi ‘thyen’ vezën

Lionel Messi ka thyer rekordin e vezës së famshme të publikuar në Instagram. Fotoja e tij teksa mban kupën e Botërorit Katar 2022 tashmë mban titullin si fotoja më e pëlqyer në platformën Instagram.

Fotoja e vezës së pathyer mbante titullin që prej vitit 2019 kur u publikua për herë të parë.

Fotoja e vezës u shfaq në formë eksperimenti për të mposhtur rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga Kylie Jenner me 18 milionë pëlqime. Vetëm një javë pasi u postua veza e deri më sot, fotoja mban mbi 55 milionë pëlqime.

Cristiano Ronaldo ‘kërcënoi’ se do të rrëzonte pozicionin e e vezës me një foto të famshme të superyllit portugez së bashku me Messin duke luajtur shah në një reklamë për Louis Vuitton.

Ky postim arriti në 42 milionë pëlqime, por Messi shpejt e kaloi rivalin e tij të futbollit pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës të dielën.

Deri më tani fotoja e Messit me kupën, publikuar në faqen e tij zyrtare ka mbledhur mbi 56 milionë pëlqime.

*Tibo News