
Messi dhuron 3.5 mln euro për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri
Tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri iu kanë marrë jetën mijëra njerëzve. Lëkundjet e forta kanë rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera. Problemet në këto dy vende kanë ngritur shqetësime për mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi.
Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, Lionel Messi ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerën e 3.5 milionë eurove.
Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacionit Leo Messi”, që të dërgojnë ndihma në vendet e tërmetit.
Gjithashtu futbollistë të njohur si Demiral, Dybala, Bonucci, por edhe të tjerë, kanë bërë lëvizje për të të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i Turqisë.
M.H/TiboNews*