Mesazhi i parë i mbretit Karli III pas diagnostikimit me kancer

Mbreti Karli III ka reaguar për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer. Në një mesazh për qytetarët e tij, ai premtoi se do të vazhdojë detyrat.

Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Komonuelthit dhe do të dorëzohet në Ëestminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin Ëilliam.

“Pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonëealth ka qenë një konstante gjatë gjithë jetës sime. një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie”.

“Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonëealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku,” thuhet në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është regjistruar.

Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën Windsor, ndërsa Karl thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm.