Mesazhi i Joe Biden, si kërcënim për Kremlinin pas tensioneve në Ukrainë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e presidentit amerikan Joe Biden, për situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në mesazhin e publikuar, Biden tregon një pjesë të bisedës telefonike me presidentin e Ukrainës , ku paralajmëron se nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri së bashku me aleatët dhe partnerët e saj.

“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, shkruan presidenti Joe Biden.