
Mesazhi i Belind Këlliçit për qytetarët e Tiranës që nuk e votuan
Diferenca e votave me Erion Veliaj ishte ajo që u diskutua më së shumti në këto zgjedhje. Kryebashkiaku aktual i Tiranës ka një epërsi prej 60 mijë votash. Pavarësisht mesazheve të tij të forta në kohë fushate, qytetarët e Tiranës kanë votuar sërish Veliajn për një tjetër mandate në krye të Bashkisë.
Demorkati Belind Këlliçi thotë se sipas tij, këto zgjedhje treguan se shoqëria jonë kërkon diçka ndryshe dhe prej më shumë prej nesh. A do të thotë kjo se Belind Këlliçi nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve?
“Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit, që është i bazuar në presion, joshje, intimidim dhe propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh”.
Autobusët falas nuk bindën për Belind Këlliçin! Veliaj sërish kryebashkiak i Tiranës