Mesazhe politike në EURO 2024, tifozët e Rumanisë provokuan Ukrainën

Rumania shënoi një fitore të thellë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për grupin E në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Megjithëse kjo ishte fitorja e parë në 24 vite, ky triumf i rumunëve u zbeh nga tifozët e saj në stadium, shkruan The Mirror.

Një video e publikuar në X, tregon tifozët rumunë që brohorasin e emrin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, vendit që është në luftë me Ukrainën.

Kjo vjen pasi UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, vendosi të ndalojë flamujt rusë nga të gjitha ndeshjet e Ukrainës në Gjermani këtë verë nga frika se prania e tyre mund të çojë në çështje serioze të sigurisë brenda stadiumeve.

Një zëdhënës i UEFA-s tha: “Flamujt rusë nuk do të lejohen në ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës. Të gjithë flamujt pranohen përgjithësisht nëse nuk konsiderohen provokues dhe diskriminues ose mund të përfaqësojnë një çështje sigurie.”

Ndërkohë, presidenti Putin vendosi që ndeshja të mos transmetohej në asnjë stacion televiziv në Rusi. Ndeshjet e ardhshme të Ukrainës në Grupin E kundër Sllovakisë dhe Belgjikës do të ndalohen gjithashtu nga televizioni rus.