Mes shëndetit dhe muzikës, çfarë zgjedh Lewis Capaldi?

Lewis Capaldi thotë se albumi i tij i fundit, “Broken by Desire to Be Heavenly Sent”, është “një rekord që e do shumë”, por ndjenjat e tij dhe sindroma Tourette mund ta bëjnë të pamundur vazhdimin në muzikë.
Artisti i “Before You Go” foli për sfidat dhe presionet rreth prodhimit të albumit të tij të dytë, të ndikuar nga pandemia si dhe dokumentarin e tij të ardhshëm në Netflix,” How I’m Feeling Now” për The Sunday Times.
Duke folur për përvojat e tij aktuale, Capaldi zbuloi se ai ka pasur disa ditë të vështira me marramendje, e cila u bë aq e keqe saqë iu desh të telefononte NHS 24, sistemin kombëtar të shëndetësisë dhe telekujdesit të Skocisë.

“Më duhej të dëgjoja se diçka nuk është tmerrësisht e gabuar me mua,” tha ai për vendimin. “Mund të përballem me Tourette-in tim, sepse e di që nuk është kërcënuese për jetën. Mendoj se marramendja është sepse kam pasur bronkit dhe po heq dorë nga ilaçi kundër ankthit Sertraline. Kam edhe një infeksion të veshit. Është një ndërthurje e shumë sëmundjeve emocionuese.”

Më vonë gjatë intervistës, Capaldi trajton se si shëndeti i tij mendor, i cili përfshin gjëra të tilla si ankthi i lartpërmendur dhe sindroma e tij gjithnjë e më e pranishme, po ndikon në aftësinë e tij për të bërë muzikë. Kjo përfshin punën në albumin e tij të fundit, “një rekord që e dua”, këngët e të cilit ai “mezi pret t’i luajë” live.

“Është vetëm dëshira për të bërë muzikë që ma bën këtë”, thotë ai. “Përndryshe mund të jem mirë me muaj të tërë. Pra, është një situatë e çuditshme. Tani për tani, shkëmbimi ia vlen. Por nëse arrin në një pikë ku po i bëj dëm të pariparueshëm vetes, do të heq dorë. Unë e urrej hiperbolën, por është një mundësi shumë reale që do të më duhet të “paketoj” muzikën”.Ai shtoi se kur vjen puna për të dalë në skenë, Tourette-i i tij po paraqet gjithashtu sfida, duke vjedhur gëzimin nga gjëja që ai pëlqen më shumë, muzika.
Capaldi më vonë shtjellon se, ndryshe nga artistët e tjerë të famshëm, për të elementi i famës së profesionit të tij nuk është në fakt ajo që po ndikon në shëndetin e tij mendor. Në vend të kësaj, janë pritshmëritë rreth punës së tij.

“Të jesh i famshëm është e lehtë. Jeni jashtë dhe njerëzit thonë përshëndetje. Çfarë mund të ketë të vështirë këtu?Presioni i punës është problemi. Udhëtimet vigane në vende të mëdha. Pritshmëritë mbi mua. Kjo sigurisht që shkakton ankth për këdo,”- përfundoi ai.